Bach: 75 % e sportistëve do të jenë vaksinuar para Olimpiadës

19 maj 2021 | 17:09

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka deklaruar se po bën maksimumin që Olimpiada që nis më 23 korrik në Tokio të jetë e sigurt.

Për këtë arsye ai shtoi se po bëhet një punë e madhe për t’i vaksinuar sportistët dhe stafet olimpike që do të mbërrijnë në Japoni. “IOC është angazhuar maksimalisht për të organizuar një olimpiadë të sigurt dhe për të garantuar që populli japonez të jetë i sigurt. Aktualisht, 75 % e sportistëve dhe stafeve janë të vaksinuar apo do të vaksinohen deri më 23 korrik, pasi kemi marrë konfirmimin nga vendet përkatëse”, ka thënë Bach.

Numri një i olimpizmit ndërkombëtar më tej ka shtuar: “Olimpiada do të organizohet, pasi populli japonez ka vendosmërinë dhe kapacitetin për t’u rezistuar problemeve. E gjithë bota do t’i jetë mirënjohëse popullit japonez dhe virtyteve të tij. Do të shihemi në Tokio më 23 korrik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 130 përfaqësues të bizneseve në Kosovë u informuan rreth…