Bahtiri bën thirrje publike për inicimin e peticionit për bashkimin e Mitrovicës

20 dhjetor 2018 | 11:40

Kuvendi Komunal i Mitrovicës më 30.11.2018 ka miratuar konkluzionin me të me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit Nr./ L-041 për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës, ku me këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitime.

Përmes një deklarate për media, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, personaliteteve të shquara dhe medieve të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët më 21.12. 2018 në orën 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se roli i…