Bahtiri dhuron 5 mijë euro nga buxheti personal për 19-vjeçaren

19 dhjetor 2020 | 22:37

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të dhurojë 5 mijë euro nga buxheti personal për 19 vjecaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifi.

Ai ka thënë se nga mediat e ka marrë vesh për rastin, pasi ndodhet jashtë vendit.

Bahtiri ka ftuar të gjithë që të kontribuojnë për t’i mbledhur 200 mijë euro për vajzën e re nga Mitrovica.

Postimi i plotë i Bahtirit në “Facebook”:

Pasi që jam jashtë vendit, nga mediat mora lajmin se një vajzë e re nga Mitrovica ka probleme serioze shëndetësore dhe i duhet një shumë e konsiderueshme e të hollave për sigurimin dhe transplatimin e veshkës, ku jam ndjerë jashtëzakonisht keq dhe jam lutur shumë për shërimin e saj.

Me këtë rast kam vendosur që të kontribuoj me 5 mijë euro nga buxheti personal për grumbullimin e shumës së nevojshme, e cila i nevojitet 19 vjeçares Nazlije Sherifi.

Sikur shteti ynë të kishte sistem shëndetësor normal, atëherë nuk do të kishin nevojë qytetarët të organizohen në baza ditore për grumbullimin e parave për shërimin e të sëmurëve anekënd Kosovës.

Ftoj të gjithë personat që kanë mundësi, që të kontribuojnë për shërimin e Nazlije Sherifit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas ishte në lojë deri në fund, por megjithatë…