Bahtiri: Do të kërkoj nga MAShT-i ndërtimin e shkollës për nxënësit e ‘Nonda Bulka’-s

07 mars 2019 | 12:42

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim një grup nxënësish të shkollës fillore “Nonda Bulka”, për të parë nevojat që kanë ata gjatë zhvillimit të procesit mësimor.

Në këtë takim me mësimdhënësen Shukrije Breznica, dhe nxënësit e kësaj shkolle, Bahtiri, ka dëgjuar për problemet me të cilat janë duke u përballur ata.

Mësimdhënësja Shukrije Breznica e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për kohën që ka gjetur për të dëgjuar kërkesat e nxënësve të asaj shkolle.

Ajo ka thënë se nxënësit e saj janë të shkëlqyeshëm si në mësime ashtu edhe në sjellje, por ajo që e brengos atë është krijimi i një shkolle të re, pasi objekti i tyre ndodhet në pjesën veriore. Edhe nxënësit janë shprehur falënderues ndaj kryetarit Bahtiri për prezencën e tij në takim dhe për mbështetjen që po ua jep të gjithë qytetarëve në Mitrovicë, sidomos për dashurinë dhe ndihmën që ua dhuron fëmijëve.

Ndërsa kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se është shumë i kënaqur nga prezenca e fëmijëve në zyrën e tij.  “Ju falënderoj shumë për prezencën tuaj dhe për kërkesat që parashtruat, ne si komunë çdoherë bëjmë përpjekje maksimale për sigurimin e kushteve të nevojshme për nxënësit në shkolla. Unë do t’i drejtohem me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) duke kërkuar ndërtimin e një shkolle për nxënësit e ‘Nonda Bulkës’ dhe kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit”, ka thënë Bahtiri, duke i uruar të gjithë mësimdhënësit për 7 marsin, Ditën e Mësuesit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…