Bahtiri kundër masës së ndalimit të qarkullimit: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për ekonominë

13 korrik 2020 | 17:51

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kundërshtuar masat e reja të qeverisë kundër Covid-19, që përfshin ndalimin e qarkullimit nga ora 21:00 deri 05:00.

“Ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit Covid-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia”.

“Pra, një vendim i ngutshëm si ky besoj që është i dëmshëm për ekonominë dhe jo produktiv për luftimin e koronavirusit COVID-19”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D/ Epoka e re)

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,Pas kërkesave të juaja të shumta më të cilët me jeni drejtuar duke kërkuar që të…

Publiée par Agim Bahtiri sur Lundi 13 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…