Kompania “Kastrati” dhuron 1 100 maska për komunën e Drenasit

13 korrik 2020 | 17:42

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë së derivateve “Kastrati”, Kushtrim Kastrati.

Me këtë rast, Kastrati ka dhuruar 1 100 maska për mbrojtje nga Covid-19.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Kushtrim Kastratin për këtë donacion të ofruar dhe ka theksuar se përkrahja që po bëhet nga bamirësit në këtë kohë pandemie është shumë e mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e luftimit me Covid-19.

Komuna e Drenasit ka njoftuar se maskat do të ndahen për institucionet komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajtimi i qenve endacakë është duke u bërë në vijimësi…