Trajtohen profesionalisht qindra qen endacakë në Ferizaj

13 korrik 2020 | 17:41

Trajtimi i qenve endacakë është duke u bërë në vijimësi në Komunën e Ferizajt. Është qendra e trajtimit profesional e qenve endacakë e cila po strehon dhe ofron trajtimin e tyre.

Për këtë, të hënën drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka vizituar këtë qendër.

Aty është bërë me dije se ekipet profesionale të kujdesit janë duke trajtuar qentë endacakë duke bërë kastrimin, sterilizimin, vaksinimin dhe dehelmitizimin e tyre.

“Ndonëse kjo kompetencë aktualisht është në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, nga viti i ardhshëm trajtimin e qenve endacakë do ta bëjë niveli lokal, në këtë rast edhe Komuna e Ferizajt. Drejtori Bajrami tha se ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e sigurinë e qytetarëve, por edhe kujdesin ndaj shëndetit të qenve, trajtimin profesional të së cilës po e bën kjo qendër. U bë e ditur se qindra qen endacakë po trajtohen vazhdimisht përmes kësaj qendre”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore, të…