Filloi hapja dhe rregullimi i një rruge në Tërpezë

13 korrik 2020 | 17:40

Në kuadër të realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore, të hënën në fshatin Tërpezë të Malishevës, përkatësisht në lagjen e “Muhaxherëve”, ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i rrugës “Blerim Krasniqi”.

Fillimin e punimeve në këtë rrugë e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i Gjeodezisë, Bashkim Krasniqi.

Kryetari Begaj dhe drejtorët komunalë janë takuar edhe me banorët e kësaj lagjeje, të cilët i kanë uruar për fillimin e punimeve për rregullimin e rrugës kryesore të kësaj lagjeje.

“Ne jemi duke punuar në vazhdimësi që përmes rregullimit të infrastrukturës, të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë banorët, në çdo fshat e lagje, në mënyrë që lëvizja dhe jetesa të jetë sa më e lehtë për të gjithë”, ka thënë Begaj.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, ka thënë se rruga “Blerim Krasniqi”, pjesa ku do të rregullohet ka një gjatësi prej 500 metrave dhe mundësohet nga buxheti i komunës, në kuadër të buxhetit të ndarë për investime kapitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim…