Bahtiri liron nga detyra drejtorin që doli kundër mësimdhënëseve me shami

17 maj 2021 | 17:34

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit në këtë komunë, Ismet Ferizi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bahtiri ka thënë se lirimi nga detyra i drejtorit është bërë për shkak të deklaratës së tij lidhur me punësimin në arsim të grave të mbuluara.

Sipas tij, ky diskriminim në baza fetare ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, e kam liruar nga detyra për shkak se ai takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”. Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi.

Ky diskriminim në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi.

Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës.

Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune.

Suksese drejtorëve të rinj të shkollave në punën e tyre.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se…