Bahtiri me përfaqësues të KFOR-it flasin për hapjen e urës mbi lumin Ibër

10 tetor 2018 | 14:12

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të mërkurën në takim komandantin e Batalionit Rajonal të KFOR-it për veriun e Kosovës, nënkolonel Ervin Hartman, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë që po mbretëron në qytetin e Mitrovicës, me theks të veçantë për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Bahtiri ka falënderuar komandantin e KFOR-it për kontributin e tij dhe të ushtarëve të tij për Mitrovicën, ku tha se falë angazhimit të drejtuesve të komunës dhe mbështetjes të parezervë të KFOR-it dhe institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare, situata e sigurisë në Komunën e Mitrovicës, është shumë më e mirë dhe ka shkuar drejt një stabilizimit të plotë.

Po ashtu ai ka folur edhe për rëndësinë e hapjes së mbi lumin Ibër, ku theksoj se ajo duhet të bëhet në mënyrë madhështore e jo me tensione. “Ne kemi punuar gjatë së bashku me drejtuesit e komunës në veri të qytetit, që situata e sigurisë, lëvizja dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave të përmirësohen. Falë kësaj pune, por edhe komunikimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes që kemi pas nga komandanti i paqeruajtësve të KFOR-it për veriun e Kosovës, sot në tërë Mitrovicën kemi një situatë shumë më të relaksuar, e cila po shkon me hapa të sigurt drejt stabilizimit të plotë”, ka thënë Bahtiri.

Komandanti i KFOR-it, nënkolonel Ervin Hartman, ka pohuar se ndjehet mirë kur dëgjon për përparime në përmirësimin e situatës së sigurisë në këtë komunë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka falënderuar eurodeputetët për votimin e djeshëm…