Bahtiri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës

19 janar 2021 | 16:20

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, janë mirëpritur në takim nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), Petrit Selimi, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qëllimi implementimin e projektit për riparimet për efiçiencë të energjisë në Mitrovicë.

Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit është formalizuar bashkëpunimi mes këtyre dy palëve me qëllim të implementojë suksesshëm aktivitetet në kuadër të projektit AER, si dhe të mbështes përpjekjet e vazhdueshme të MFK-së drejt përmirësimit të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial.

Ky investim do të ndihmojë në promovimin e masave të efiçiencës së energjisë, kështu duke zvogëluar konsumin e energjisë për ngrohje, si dhe duke ngritur vetëdijen e konsumatorëve për benefitet afatgjate të masave të efiçiencës së energjisë.

Vlen të potencohet se banesat e përzgjedhura për renovim janë në rrugën e Kovaçëve tri banesa, dhe një në banesat e ish-pensionerëve në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Ky projekt do të implementohet në fund të marsit, me mundësi të vazhdimit në banesat tjera kolektive të ndërtuara para luftës dhe ato që kanë nevojë për renovime.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka shprehur mirënjohjen e tij për investimin e MCC-së, duke thënë se do të kontribuoj tej mase në jetën e qytetarëve të Mitrovicës.

“Kjo marrëveshje e lidhur sot me MFK është e një rëndësie të veçantë pasi që do të përmirësoj cilësinë dhe kushtet e jetesës së qytetarëve tanë, dhe për këtë komuna jonë është e përkushtuar të mbështesë çdo projekt me një qëllim të tillë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i MFK-së, Petrit Selimi, ka falënderuar kryetarin Bahtiri dhe nënkryetarin Mujka për bashkëpunimin e ngushtë dhe pohoi se MFK, mbështetur nga MCC-ja, është e përkushtuar të testojë zgjidhjet që ndihmojnë në menaxhimin e kërkesës për energji të shpejtë kosovare, përderisa që institucionet janë duke punuar paralelisht të menaxhojnë furnizimin me burime të reja të gjenerimit të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Shala shpall të pavlefshme diplomën e Gjimnazit "Hajdar Dushi"…