Bahtiri: Nuk ka arsye më që mësimi të mos fillojë

20 janar 2019 | 22:38

“Të dashur mësimdhënës të Komunës së Mitrovicës, pas vendimit të sotëm nga Qeveria e Kosovës për rritje të pagave ju bëjë thirrje edhe një herë që nesër të rifilloj procesi mësimor”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Unë do të doja që rrogat të rriteshin edhe më shumë, por kjo rritje që ndodhi sot është maksimumi qe ka pasur mundësi Qeveria jonë. Nuk ka arsye më që mësimi të mos filloj nesër, sepse nuk mund t’i lëmë fëmijët rrugëve dhe pa adresë!”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas komunës së Junikut e Deçanit ku nesër do të…