Bahtiri pret në takim komandantin e ri të KFOR-it italian, temë diskutimi siguria në Mitrovicë

23 nëntor 2018 | 13:06

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në një takim komandantin e ri të karabinierëve, kolonelin Ruggiero Capodivento, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Mitrovicë dhe gjendjen e sigurisë në komunë.

Kryetari Bahtiri pasi vlerësoi lartë bashkëpunimin e komunës me pjesëtarët e KFOR-it, e njoftoi komandantin Capodivento mbi gjendjen aktuale politike e të sigurisë në komunë, për të cilën tha se është e qetë dhe pa probleme.

“Në komunën e Mitrovicës janë bërë hapa të mëdhenj në stabilizimin e plotë të gjendjes së përgjithshme. Për këtë gjë u jam mirënjohës KFOR-it, Policisë së Kosovës, Karabinierëve, dhe të gjithë ata që kontribuuan në ruajtjen e paqes për qytetin tonë. Në këtë drejtim qenësor ka ndikuar edhe angazhimi dhe përkushtimi i vet qytetarëve, të të gjitha përkatësive etnike, për të pas një situatë të qetë”, ka thënë Bahtiri.

Komandanti i ri i KFOR-it italian, koloneli Ruggiero Capodivento, u shpreh të të jetë i kënaqur me të arriturat e qytetit dhe punën e kryetarit Bahtiri, duke shtuar se bashkëpunimin e mirë të deritanishëm ndërmjet Komunës dhe KFOR-it Italian vetëm sa do të intensifikohet dhe të pasurohet më shumë, me qëllimin e vetëm të realizimit të kërkesave të qytetarëve për të jetuar në paqe dhe për një jetë pa brenga.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës së Sunderlandit, Lorik…