Bahtiri s’e nënshkruan letrën për liderët e UÇK-së në Hagë, Nasim Haradinaj: Konsultoje shefin (video)

17 prill 2025 | 11:41

Nasim Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka shkuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës që në emër të veteranëve të luftës çlirimtare t’u kërkojë deputetëve të zgjedhur ta nënshkruajnë “Betimin për Drejtësi”, një letër e cila, siç ka thënë ai, u kërkon atyre reagim për padrejtësitë që po bëhen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Njërit nga deputetët që Haradinaj i ka kërkuar që ta nënshkruaj këtë letër, ka qenë edhe deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri.

Ky i fundit i ka thënë se “qetu s’muj me nënshkru”, por se letrat i ka marr me vete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot ka…