AAK rifillon procesin e zgjedhjeve të brendshme

26 mars 2026 | 18:16

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të enjten ka mbajtur mbledhjen e 180-të, në të cilën është vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars 2026. Kreu i partisë, Ramush Haradinaj, tha se konform vendimit të datës 12 shkurt 2026, procesi i brendshëm zgjedhor rifillon më 27 mars 2026 dhe përfundon më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së.

“Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës”.

“Ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin”, deklaroi Haradinaj.

Më parë, kreu i AAK-së pati njoftuar se nuk do të rikandodjë për postin e të parit të partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte zbret në fushë për…