Bahtiri: Shihemi në zgjedhjet e reja

26 mars 2020 | 00:01

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë.

Bahtiri ka thënë se Kurti e ka mbrojtur Kosovën dhe se mandatin e nuk mundet t’ia marrë askush.

“Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e natë. Mandatin e popullit nuk mundet t’ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me koronavirusin COVID-19”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai po ashtu ka shprehur falendërime për deputetët e LDK-së që votuan kundër.

“Falënderime dhe respekt për znj. Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qëndruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit. Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit”, ka shkruar ai.

Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e…

Gepostet von Agim Bahtiri am Mittwoch, 25. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në emisionin Pressing…