Bahtiri, Thaçit: Mos hini në një konflikt vëllavrasje

30 mars 2020 | 10:29

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, në Kosovë do të ketë vëllavrasje.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Zyrën e Ankesave në RTV Dukagjini, Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje. Mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin. Qytetarët na kanë dhanë. Derisa të na japin, prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet”, ka thënë Bahtiri.

I pari i Mitrovicës ka shtuar se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë në Kuvend 46 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Francë disa ditë më parë ka filluar evakuimi i…