Francezët trenin e shpejtë e shndërrojnë në spital

30 mars 2020 | 10:25

Në Francë disa ditë më parë ka filluar evakuimi i organizuar i pacientëve të prekur nga koronavirusi, duke u transportuar me trenin e shpejtë TGV që është i pajisur me të gjitha pajiset mjekësore dhe po dërgohen nga lindja e vendit që është goditur më së shumti në drejtim të pjesës perëndimore.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran, ka deklaruar se treni-spital TGV është i llojit të parë në Evropë që po kryen këto transportime. Pacientët e parë janë futur në tren në orët e para të mëngjesit, ku me autoambulanca janë sjellë në stacionin e trenit në Salsburg në rajonin Alzas, që po konsiderohet si rajoni që është goditur më së shumti nga epidemia. Njëzet pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore duhet të dërgohen nga Salzburgu për në spitalet e pjesës perëndimore – më saktësisht nëpër spitalet e qyteteve Anze, Le Man, Nant dhe disa të tjera.Ata janë sistemuar në pesë vagonë që janë shndërruar në repart të kujdesit intensiv, kurse në çdo vagon gjendet ekipi mjekësor – anesteziologu, internisti dhe tre mjekë. Afro 50 anëtarë të personelit logjistik dhe mjekësor po marrin pjesë në këtë aksion. Operacione të tjera të evakuimit po kryhen me aeroplan të Airbus-it, ku forcat ajrore po i dërgojnë nëpër spitale edhe me helikopterë. E shumë spitale ushtarake kanë hapur dyert për civilët që janë prekur ngas koronavirusi. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mikrobiolog dhe imunolog amerikan është shprehur se tregu i…