Profesori amerikan: Koronavirusi nuk ka prejardhje nga Vuhani

30 mars 2020 | 10:20

Një mikrobiolog dhe imunolog amerikan është shprehur se tregu i frutave të detit në Wuhan nuk është burimi i koronavirusit të ri.

Në një intervistë të dhënë për rrjetin ABC, profesori Robert Garry nga Shkolla e Mjekësisë Tulane u shpreh se shumë njerëz janë të mendimit se virusi e ka burimin nga një treg në Wuhan të Kinës, por kjo është një ide e gabuar.

“Analizat tona dhe të të tjerëve tregojnë për një origjinë më të hershme se kjo. Në Wuhan patjetër ka raste, por nuk është aty burimi i virusit”, theksoi profesori Garry.

Sipas tij, ndryshimi në proteinat sipërfaqësore mund të jetë arsyeja që shkaktoi pandeminë, duke shtuar se mbase varianti i dobët i këtij virusi është përhapur për disa vjet, madje edhe për dekada, ndër njerëz, para përshkallëzimit të kësaj here.

“Nga studimi i koronaviruseve të tjera e dimë se viruset mund të pësojnë këto ndryshime, duke u bërë pastaj më patogjenike. Kjo shpjegon pse ky virus përhapet më shpejt dhe shkaktoi pandeminë kësaj here”, shtoi profesori Garry në intervistë.

Pak kohë më parë ekipi studimor i tij deklaroi në një artikull të botuar në revistën profesionale “Nature Medicine” se koronavirusi i ri është me burim natyror./ Marrë nga CRI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dërgimi i mjekëve dhe të infermierëve shqiptarë në Itali është…