Bahtiri thotë se Kurti duhet ta drejtojë dialogun Kosovë-Serbi

25 prill 2018 | 21:48

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se më mirë do të ishte që shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ta drejtonte dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ai në emisionin “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ka thënë se Kurti ka njohuri dhe është i përgatitur për ta udhëhequr këtë proces.

“Është i dobishëm nëse do të jetë pjesë e dialogut. Nëse më bëhet pyetje, se në mes Thaçit dhe Kurtit kush do të duhej ta drejtojë dialogun me Serbinë, unë do të thoja Kurti”, ka theksuar Bahtiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Nismës Socialdemokrate në Kamenicë ka themeluar të mërkurën…