Ndalohen dy serbë dhe një kosovar në Kamenicë, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

23 nëntor 2026 | 09:40

Tre persona janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 11:05.

Të dyshuarit, dy shtetas serbë dhe një kosovar, dyshohet se e kanë kaluar kufirin me automjet.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë…