Bahtirit “i bien” përqindjet brenda 24 orësh, nga mbi 61% sot thotë 53% për VV-në
07 qershor 2026
| 19:29
Ish-deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, duket se i ka korrigjuar pritjet e tij zgjedhore brenda vetëm një dite.
Derisa dje deklaronte me bindje se Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte mbi 61 për qind të votave, sot përmes një postimi në Facebook ai ka zbritur parashikimin në 53 për qind.
Brenda 24 orësh LVV-së, sipas Bahtirit, i janë “avulluar” tetë për qind të votave, transmeton Klankosova.tv.
“Realiteti është ky: Kam thënë para dy javësh që do të jemi mbi 53% dhe kjo do të vertetohet sonte”, ka shkruar ai, derisa mbrëmë deklaroi: “Mbi 61 për qind poi u garantoj. E kryer është kjo punë”.
Mbetet të shihet nëse rezultati përfundimtar do t’i afrohet parashikimit të djeshëm, atij të sotmit, apo asnjërit prej tyre.



