
Bahtiri kërkon nga qytetarët e Mitrovicës qetësi dhe maturi
13 tetor 2021
| 11:49
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj zhvillime në veriu, ku Policia e Kosovës ka zhvilluar disa aksione anti-kontrabandë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bahtiri ka shkruar se qytetarët e Mitrovicës duhet të tregojnë qetësi dhe maturi.
“Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës qetësi dhe maturi, në mënyrë që të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut. Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë. Kërkoj nga policia që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri.