Bajçinca, delegate në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Italisë

04 qershor 2018 | 12:19

Shqipe Bajçinca-Brestovci ishte delegate e EHF-së për ndeshjen në mes të Malit të Zi dhe Italisë, e  cila i takoi fazës së dytë kualifikuese për evropianin e këtij viti për hendbolliste.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën në Podgoricë para 1350 shikuesve. Fitore shënoi Mali i Zi me rezultat 28:22.

Bajçinca është përzgjedhur për të kryer punën e delegates edhe në kampionatin evropian U-20 për meshkuj që mbahet këtë verë në Slloveni.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin…