Bajqinovci: Hoti pati thënë “razumem malo”, tani është vërtetuar sa pak kupton ai

17 nëntor 2022 | 23:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha se duhet dëgjuar ShBA-në për zbatimin e vendimit për targa, e jo të vazhdohet me 20 module.

Deputeti i LV-së ka thënë se Hoti pati thënë “razumem malo”, tani është vërtetuar sa pak kupton ai.

“Avdullah Hoti pati deklaruar një kohë në Bruksel në gjuhën serbe “razumem malo” që në shqip do të thotë: “pak kuptoj”. Ka të tillë që tek tani e kanë vërtetuar se sa pak kupton deputeti Hoti”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se "këta majtistë që po…