Bajqinovci: Ndryshimi mund të vonohet, por s’mund ta ndalë askush

18 janar 2020 | 16:31

Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar deklaratat e presidentit të Republikë s së  Kosovës, Hashim Thaçi për formimin sa më të shpejtë të qeverisë, si dhe paralajmërimet e tij se nëse një gjë e tillë nuk bëhet, ai do të ndërmarrë veprime kushtetuese.

Bajqinovci ka shkruar në “Facebook” se Kosova e ka një adresë nga ku rrjedhë mandatari dhe bartësi i institucioneve, dhe se sipas tij ai është fituesi i zgjedhjeve. Sipas tij, formimi i qeverisë mund të vonohet por që siç thotë ai s’ka asgjë që e ndalë ndryshimin.

Postimi i plotë Bajqinovcit:

Kosova e ka vetëm një adresë nga ku rrjedhë mandatari dhe bartësi i formimit të institucioneve: fituesin e zgjedhjeve. Kështu thotë demokracia, kështu thotë Kushtetuta por kështu nuk mendon dhe nuk ka dëshirë oligarkia. Megjithatë, zot i këtij vendi është dhe përjetësisht do të jetë Populli i Kosovës, i cili, më 6 tetor ka votuar ndryshimin, ka votuar opozitën dhe ka votëbesuar Albin Kurtin njeriun që ka marrë vota më së shumti që dikush ka arritur ndonjëherë të votohet. Mund të vonohet por asaj që i ka ardhur koha, nuk ka establishment politik e oligarkik, i krijuar nga të gjitha partitë që e kanë (keq) qeverisur Kosovën deri më sot, që mund ta ndalë ndryshimin. Sa më shumë që dikush i vihet popullit përballë veç e rëndon gjendjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, sot ka takuar…