Bajqinovci: Vetëvendosje angazhohet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

17 shtator 2019 | 11:24

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci, ka thënë se kjo lëvizje do të angazhohet për qasje të barabartë për zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve.

Bajqinovci në një takim me banorët e lagjes Ibrahimaj në Zhakovë të Istogut, ka thënë se banorët e kësaj lagjeje janë të diskriminuar nga qeverisja lokale.

“Mbrëmë së bashku me Agron Avdijaj kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje qendra në Istog dhe Valdet Januzaj , takuam banorët e lagjes Ibrahimaj në Zhakovë të Istogut. Gjatë diskutimeve me banorët u konstatua se janë të diskriminuar në aspektin e investimeve në këtë lokalitet. Lëvizja Vetëvendosje! zotohet dhe angazhohet për qasje të barabartë për zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve. #erdhidita për fitoren e 6 tetorit”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…