
Bajram Begaj zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë
04 qershor 2022
| 19:12
Bajram Begaj është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.