Arrestohen nëntë persona në Shtërpcë

04 qershor 2022 | 19:05

Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ “Mbrojta e pyjeve 2022” në pjesën e Parkut Nacional “Sharri”, në fshatin Berevce të Shtërpcës.

Në këtë aksion kanë marr pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional “Sharri”.

Në kuadër të këtij askioni janë arrestuar nëntë persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, 3 personat me inicialet L.N (M/K) i moshës 20 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motorsharra dhe sasi e drunjëve.

Rasti është cilësuar ” Vjedhje e pyjeve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Saradran të Istogut, me nderime ushtarake, sot i…