
Bajram Gecaj: Askush s’mund ta zbehë rolin e LDK-së
Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka thënë se askush nuk mund ta zbehë rolin e kësaj partie.
Ai ka thënë se zgjedhjet nuk janë ideuar si një formë psiko-shkencore e eksperimentimit me vullnetin e popullit, por si besim i dhënë dhe obligim i marrë për të udhëhequr vendin në emër dhe për të mirën e qytetarëve.
“Anëtarësia dhe votuesit e LDK-së, pos që janë emancipuar, tani e tridhjetë vite radhazi edhe janë kalitur e stërkalitur nën kredon dhe frymën nacionale e shtet-formuese. Janë munduar ta zbehin rolin dhe rëndësinë e lidhjes shumëkush dhe më shumë mjete, përfshirë vrasjet e aktivistëve më të mirë dhe më të devotshëm, por pas secilës betejë jemi rikthyer mu si ‘feniksi nga hiri’ – të fortë dhe shumë të qëndrueshëm. Nuk ja arritën atëherë, dhe nuk do t’ia arrijnë as sot e as kurrë, të gjunjëzojnë idenë e lirisë, pavarësisë e demokracisë, të formësuar dhe të mishëruar thellë në ADN-në e LDK-së! Zgjedhjet nuk janë ideuar si një formë psiko-shkencore e eksperimentimit me vullnetin e popullit, por si besim i dhënë dhe obligim i marrë për të udhëhequr vendin në emër dhe për të mirën e qytetarëve. Kushdo që abuzon (eksperimenton) me këtë besim, do të përfundoi atje ku e ka vendin – në harresën e historisë!”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/