Mirënjohje për Shahin Dervishajn nga KF Runiku për ndihmën dhe përkrahjen e klubit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin Dervishaj, është nderuar me mirënjohje nga KF Runiku për ndihmën e dhënë në vazhdimësi për këtë klub futbollistik.
Dervishaj ka shkruar në “Facebook” se investimi në sport u kthye në investim në të rinj, ndërsa shpresa u bë më e fortë se largimi.
“Me zemër, për Kosovën. Jam krenar që kam dhënë kontributin tim që mbi 30 të rinj mos të ikin nga vendi i tyre por të zgjedhin të qëndrojnë në Kosovë. Duke ndihmuar KF Runiku, investimi në sport u kthye në investim në të rinj, ndërsa shpresa u bë më e fortë se largimi. Një vend nuk mbahet nga fjalët, por nga të rinjtë që qëndrojnë dhe nga njerëzit që u japin arsye për të qëndruar. Kjo është dëshmia e angazhimit tim. Kjo është politika që besoj”, ka shkruar Dervishaj.



