Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

29 tetor 2026 | 14:37

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Aleancës.

Presidentja Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Ajo ka theksuar se prania e KFOR-it vazhdon të jetë e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Gjatë takimit, presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët.

Ajo ka nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula ka theksuar gjithashtu se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me…