Valbona Haxhosaj emërohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë

29 tetor 2026 | 14:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur të enjten, ka caktuar prokuroren Valbona Haxhosaj në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, ky vendim është marrë pasi KPK-ja ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare kryeprokuroren e deritanishme të kësaj prokurorie, Lumturije Vuçetajn.

Suspendimi i Vuçetajt pason gjetjet e paraqitura në kërkesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për fillimin e hetimit disiplinor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Carlos Tevez ka zbuluar se transferimi nga Manchester United te…