Tevez zbulon arsyen e transferimit te Manchester City: E bëra për hakmarrje!

29 tetor 2026 | 14:40

Carlos Tevez ka zbuluar se transferimi nga Manchester United te rivali i përbetuar, Manchester City, ishte një formë hakmarrjeje ndaj ish-klubit.

Ish-sulmuesi argjentinas, i cili luajti te Manchester United nga viti 2007 deri më 2009, ka pranuar se ishte ndier i tradhtuar nga trajneri Sir Alex Ferguson, pasi klubi nuk e kishte blerë përfundimisht, pavarësisht premtimeve të teknikut skocez.

Tevez ka treguar se kishte dhënë gjithçka për fanellën e Unitedit, por më pas ishte lënë në stol, ndërsa klubi kishte transferuar Dimitar Berbatovin.

Sipas argjentinasit, Ferguson kishte pasur gjashtë muaj kohë për ta mbajtur premtimin, por nuk e kishte bërë këtë. Kjo e kishte lënduar Tevezin, i cili vendosi të bashkohej me Manchester Cityn, duke e përjetuar atë transferim si një mënyrë për t’ia kthyer ish-klubit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bayern Munich nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Michael…