KPK-ja jep detaje për suspendimin e kryeprokurores së Pejës dhe prokurores së rastit të Arlinda Zekajt

29 tetor 2026 | 14:57

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të suspendojë kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferrin. Ndaj të dyjave do të zhvillohet procedurë disiplinore lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Vendimi është marrë në një takim të jashtëzakonshëm të KPK-së, ku është shqyrtuar kërkesa e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj dy prokuroreve.

Sipas njoftimit të KPK-së, për trajtimin e rastit është themeluar edhe një panel hetimor.

Vendimet janë marrë në bazë të gjetjeve të paraqitura në raportin me numër reference A.Nr. 379/2026, i cili ishte pjesë e kërkesës së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për fillimin e hetimit disiplinor.

Ndërkaq, KPK-ja ka vendosur që Valbona Disha-Haxhosaj të caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Këshilli Prokurorial ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e integritetit të sistemit prokurorial, duke siguruar që procedurat të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
La Liga është e shqetësuar për mundësinë e humbjes së…