La Liga frikësohet se mund ta humbasë tregun kinez pas polemikave me Kylian Mbappen

29 tetor 2026 | 14:55

La Liga është e shqetësuar për mundësinë e humbjes së Kinës, një prej tregjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të saj, pas polemikave të fundit që lidhen me Kylian Mbappen.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, drejtuesit e futbollit spanjoll po punojnë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe pasojat e mundshme financiare për klubet.

La Liga shpreson që marrëdhëniet e saj diplomatike me Kinën dhe marrëveshjet ekzistuese të ndihmojnë në qetësimin e tensioneve. Megjithatë, ekziston frika për një bojkot të mundshëm, të ngjashëm me atë që përjetoi NBA-ja, e cila u përjashtua në masë të madhe nga tregu kinez për gati dy vjet e gjysmë.

Kina konsiderohet një prej tregjeve më të rëndësishme për La Ligën, krahas Amerikës së Veriut, ndaj humbja e këtij tregu mund të ketë pasoja të ndjeshme ekonomike për futbollin spanjoll.

Për momentin, La Liga synon të parandalojë që polemikat të ndikojnë në marrëdhëniet tregtare dhe popullaritetin e kampionatit në tregun kinez.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lumbardh Dellova do të jetë mungesa e madhe te skuadra…