Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit
Lumbardh Dellova do të jetë mungesa e madhe te skuadra e Amedsporit për ndeshjen kundër Eyupsporit në kuadër të Superligës së Turqisë.
Mbrojtësi i Kosovës mungon në këtë përballje për shkak të pezullimit, pasi në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të verdhë duke u ndëshkuar për herën e katërt në sezonin aktual.
Dellova para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Amedsporit, ekip që drejtohet nga trajneri Besnik Hasi dhe menjëherë është shndërruar në lider të mbrojtjes.
Në tetë paraqitje deri më tani në kampionat, Dellova ka bërë një asistim kurse pjesë e Amedsporit është edhe Ermal Krasniqi.
Ndeshja Amedspor dhe Eyupspor, zhvillohet të dielën në mesditë dhe i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Turqisë.
Aktualisht, Amedspori renditet i dyti në tabelë me 20 pikë, dy më pak se Galatasaray që është lider.



