Bajram Hasani: Fryma e fitores së AAK-së në Gjilan po vërehet që tani

20 gusht 2021 | 22:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, ish-ministri Bajram Hasani ka takuar të premten kandidatët e kësaj partie për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për kryetar Nazim Gagica.

Ai ka thënë se fryma e fitores së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan dhe kandidatit Nazim Gagica, ka filluar të vërehet që tani.

“Listës së profesionistëve që i prinë Nazimi, i kanë bashkuar emrat më të njohur të Gjilanit. Entuziazmi, përvoja, dija e vullneti për një Gjilan më të mirë vërehet gjatë bisedave me kandidatët e AAK-së për Asamblenë Komunale. Sot në cilësinë e shefit të Shtabit Zgjedhor, kaluam një kohë të mirë së bashku, ku biseduam për identë e secilit për ta zhvilluar qytetin tonë. Na priftë e mbara të gjithëve”, ka deklaruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka…