Bajram Hasani, qytetarëve: Të dielën dilni të gjithë për Gjilanin tonë, për Lutën kryetar

12 nëntor 2021 | 21:23

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani i ka dhënë mbështetjen e tij Lutfi Hazirit kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit.

Ai sot është paraqitur krah Lutfi Hazirit, në përmbyllje të fushatës për balotazh në Gjilan.

Ai ka ftuar qytetarët që të dielën të dalin e të votojnë për Lutfi Hazirin.

“Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Më 14 nëntor na duhet mbështetja juaj, për vazhduar qeverisjen e mirë në Gjilan. AAK në Gjilan i ka dhënë mbështetje të parezervë kandidaturës së Lutfi Hazirit. Ju e dini se Gjilani duhet të jetë në duar të një njeriu me përvojë në qeverisje të dëshmuar. Në përkhrahje të Lutfi Hazirit! Të dielën dilni të gjithë për Gjilanin tonë, për Lutën kryetar”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën për balotazh në…