Bajram Hasani: Sikur të më dëgjonte kryetari i partisë, sot do të dilja nga koalicioni

09 shtator 2020 | 21:38

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht anëtar i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, ka komentuar disa deklarata të kryeministrit Avdullah Hoti në T7, ku ai u përgjigj zyrtarëve të AAK-së në lidhje për çështjen e Liqenit të Ujmanit.

“Sa i përket deklarimeve se për shkak të presionit të AAK-së është ndryshuar kjo pikë, nuk ka asnjë lidhje”, është shprehur shefi i ekzekutivit.

Hoti ka theksuar se ky vend ka vetëm një kryeministër, jo dy ose tre kryeministra.

Bajram Hasani ka thënë se po ta dëgjonte lideri i partisë, Ramush Haradinaj, sot AAK-ja do duhej të dilte nga koalicioni qeverisës.

“Sikur të më dëgjonte kryetari i partisë, sot do të dilja nga koalicioni. KM me tepër ka marr mision të demantoj z. Haradinaj se sa të qeverisë me vendin”, ka shkruar Bajram Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se çështja e…