Festuan me armë në Dragashë, dy të dyshuar ndalohen për 48 orë

21 korrik 2025 | 13:21

Me datën 19 korrik rreth orës 22:40, Policia ka pranuar dy video-incizime në të cilat shfaqen dy persona duke shtënë me armë zjarri nga ballkoni i një shtëpie, gjatë një gazmendi familjar.

Pas angazhimeve të njësive operacionale, është identifikuar se aktiviteti është zhvilluar në fshatin Zaplluxhe, Dragash.

“Me datën 20.07.2025, pas konsultimit me Prokuroren e Shtetit, është marrë udhëzimi për të identifikuar personat që kanë shtënë me armë. Njësitë policore kanë filluar hetime, me ç’rast janë identifikuar dy të dyshuar, të cilët kishin shtënë nga ballkoni i shtëpisë së tyre. Të dyshuarit kanë dorëzuar vullnetarisht dy armë – pistoleta me gaz, si dhe tre gëzhoja, për të cilat kanë deklaruar se janë përdorur gjatë gazmendit”, njofton policia.

Sipas njoftimit në fjalë, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Dragash, ndërsa Prokurorja e Shtetit ka urdhëruar që të intervistohen në prani të avokatit, dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalim në mbajtje deri në 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
West Ham Unitedi është ekipi i fundit që ka shprehur…