Bajrami, e sigurt: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon këtë javë

06 tetor 2020 | 08:30

Ministrja e Financave nga radhët e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka folur rreth Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili pesë herë deri më tash ka dështuar të votohet në Kuvend. Ajo ka thënë se pret që këtë javë të kalojë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi qeveria ka votat e nevojshme, derisa moskalimin e tij pesë herë në Kuvend e ka arsyetuar me faktin e mungesës së disa deputetëve për shkaqe të ndryshme, përfshirë edhe ato shëndetësore.

“Koalicioni ka më shumë se 60 vota, ka 62, 63 vota. Kemi pasur edhe 64 vota. Të enjten presim t’i kemi deputetët në Kuvend, pasi ka qenë një mungesë e disa prej tyre për arsye të ndryshme. Mendojmë se kësaj jave, ashtu sikur i kemi parashikimet, ligji do të kalojë”, u shpreh Bajrami për RTK-në.

Për më tepër ajo ka sqaruar se mjetet e Trustit u takojnë qytetarëve dhe se 10-përqindëshi i paraparë për tërheqje do të ketë impakt pozitiv në treg. “Do të jenë mbi 170 milionë euro që do të dalin menjëherë në qarkullim dhe do të ketë impakt në treg. Ne nuk pretendojmë se po iu japim qytetarëve, por këta të fundit në baza vullnetare mund ta tërheqin 10-përqindëshin. Qeveria nuk do ta tatimojë këtë dhjetë përqindësh dhe këto mjete do të jepen bruto”, u shpreh Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista e ilaçeve që presidenti Donald Trump po merr për…