Bajrami i reagon Muratit për çmimin e vajit dhe grurit: Mjaftë me ankesa, fillojani punës

17 prill 2023 | 13:56

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të Financave Hekuran Murati që pas “dy vitesh pushim në qeverisje”, të fillojnë punën.

Këtë reagim, Bajrami e ka bërë pasi gjatë ditës ministri Murati e ka akuzuar \LDK-në se për shkak të dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për çmimet tavan, sot qytetarët po paguajnë më shtrenjtë vajin dhe grurin.

Bajrami ka thënë se ministri Murati është ankuar se pse LDK-ja nuk e ka lejuar pushtetin ta shkelë Kushtetutën.

Sipas deputetes Bajrami, Ligji për çmimet tavan do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike, duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mëdhenj.

Reagimi i plotë i Bajramit:

Dy vite qeverisje me ankesa

Sot, Murati qenka ankuar se si LDK s’po e lejon me e shkelë Kushtetutën!

Ligji për çmimet tavan nuk e adreson çështjen e inflacionit as atë të spekulimit me çmime, Ligjin të cilin LDK e ka ataku në Gjykatë Kushtetuese është në kundërshtim me Kushtetutën, respektivisht nenin 10 të saj. Ligji si i tillë do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mëdhenj.

Ky vend e ka Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, ka Inspektorat të Tregut dhe i ka krejt mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekulon me pozitën dominuese në treg apo po spekulon me çmime. Krejt çka i duhet kësaj qeverise është që pas dy viteve pushim me filluar me punuar,  që këto mekanizma me i shti në funksion dhe me i implementuar ligjet që janë në fuqi.

Qeveria, gjithashtu duhet me dalë në teren e të bisedoj me biznese përtej oborrit të tyre, me pa si ka ndikuar ngritja e çmimit të rrymës, me i pyet për politika të nevojshme fiskale, me i pyet për kostot e operimit të tyre dhe se si mund të ju ndihmohet atyre për ta përballuar këtë situatë për të ulë kostot dhe çmimet, shkurt qeveria duhet me e kryer punën sipas mandatit të dhënë.

Mjaftë me ankesa!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Arsim Thaqi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në…