Bajrami: Lista Serbe kancer për politikën kosovare
Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Lista Serbe është bërë sëmundje e rëndë për politikën e Kosovës, pasi sipas tij vazhdimisht po e bllokon politikën kosovare.
Bajrami ka thënë se serbët e Kosovës në vend që ta përdorin ligjin kushtetues ata po keqpërdorin atë.
“Përpjekja jonë ka qenë të mundësohet ndërrimi i Kushtetutës së Kosovës të bëhej pa votën e dyfishtë. Kushtetuta shpërbleu serbëve të Kosovës. Pakicat nuk i kanë përdorur për destinacion por e kanë keqpërdorur për ta bllokuar shumicën. Serbët në vend që ta përdorin këtë votimin e dyfishtë, ata po e keqpërdorin dhe po e përdorin si një element të bllokimit të shtetit”, ka thënë Bajrami në “Info Magazine” të “Klan Kosovës.”
Bajrami ka shtuar se fatkeqësisht Lista Serbe është bërë një lloj kanceri në politikën e Kosovës pasi sipas tij, ajo po e shantazhon politikën kosovare.
“Ka ardhur koha që me Bashkësinë Ndërkombëtare të hapet një debat i sinqeert të një niveli kushtetues. Që të relativizohet shumica e dyfishtë. Nuk është e lehtë ndërrimi i Kushtetuës. Por me keqpërdorimin e të drejtave që ka dhënë Kushtetua shpresoj që të kemi një harmonizim me bashkëpunim ndërkombëtar”, ka thënë Bajrami.