Bajrami nënshkruan marrëveshje me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës me vlerë 35 milionë euro 

14 gusht 2020 | 19:00

Ministrja e Financave dhe Transfereve Hykmebet Bajrami, ka nënshkruar marrëveshje financiare me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për marrjen e kredisë në vlerë prej 35 milionë eurove.

Bajrami ka thënë se këto mjetet do të përdoren në kudër të projektit “Reagimi Emergjent ndaj Covid-19”.

Sipas saj, kjo marrëveshje do të financojë pajisje mjekësore sipas nevojave të sektorit të shëndetësisë dhe do të sigurojë resurse që “sistemi shëndetësorë nuk i ka pasur që nga paslufta”.

Njoftimi i plotë i ministres Hykmete Bajrami:

Nënshkruhet Marrëveshja financiare me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”

Në emër të Ministrisë së Financave, sot kam nënshkruar marrëveshjen e kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE), përfaqësuar nga Guvernatori i kësaj banke, Rolf Ëenzel, në vlerë prej 35 milionë euro.

BZHKE është institucion i Këshillit të Evropës që ka mandat mbështetjen e sektorit social ku përfshihet edhe sektori shëndetësor. Pas goditjes së Evropës nga pandemia, BZHKE ka reaguar me hapjen e dy raundeve të jashtëzakonshme për mbështetjen e 41 vendeve anëtare në ngritje të kapaciteteve shëndetësore për ballafaqim me pandeminë COVID-19.

Ministria e Financave ka punuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për të ofruar mbështetjen e nevojshme që të përmirësohet ndjeshëm trajtimi dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor për të forcuar qëndrueshmërinë dhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore. Në veçanti, kjo marrëveshje do të financojë pajisje mjekësore sipas nevojave të MSH-së dhe SHSKUK-së, si dhe do të financojë në mënyrë retroaktive linjat buxhetore për masat 6 dhe 7 të pakos emergjente sa i përket mbështetjes për sektorin shëndetësor.

Vlen të theksohet se kjo është kredia e parë sovrane me BZHKE-në, dhe kjo mbështetje do të mundësojë implementim të shpejtë të masave dhe do t’i vë në dispozicion sistemit shëndetësor resurse të cilat nuk i ka pasur që nga periudha e pasluftës.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori 2020 i Moto GP do të përfundojë me një…