Bajrami pas raportit të DASh-it: Kurti po mendon se po u drejtohet deleve

23 prill 2024 | 13:49

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po mendon se po iu drejtohet analfabetëve funksionalë.

Ajo ka përmendur se në raport thuhet se në Qeverinë e Kosovës ka korrupsion serioz.

“Albin Kurti me 14 prill në mbledhjen e Këshillit të LV-së fliste sikur ata që e dëgjonin ishin dele. Ai ndër të tjera tha ‘qytetarët po e ndjejnë se që tri vite nuk po i vjedhë Qeveria’ në anën tjetër në tri vitet e fundit ministrat dhe të zgjedhurit e tij kanë nënshkruar plotë 889 kontrata sekrete në vlerë rreth 240 milionë euro. Ky është korrupsioni më i madh qeveritar që ka ndodhë deri me tani. Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij shkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shlyer borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiq me pas se dhjetëra miliona euro. E të gjitha këto thuhen zëshëm edhe në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit i cili ndër ngecjet e shumta flet për korrupsion serioz qeveritar, pra sipas DASh-it në qeverinë e Kurtit ka ‘serious government corruption’”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e Trepça e kanë luajtur të hënën mbrëma ndeshjen…