Bajrami: Po ‘luftohet korrupsioni’, mbi 9 milionë euro i falen Ferronikelit

14 shkurt 2023 | 12:32

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar të martën ndaj një vendimi të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për siç ka shkruar ajo në “Facebook”, “faljen e mbi 9 milionë euro Ferronikelit, obligime këto ndaj shtetit rentë minerare”.

Deputetja Bajrami ka thënë se qeveria e thirrur për luftimin e korrupsionit, nuk është duke e luftuar këtë dukuri.

“Po thonë po ‘luftohet korrupsioni’ që nja fakt tjetër qysh 51 përqindëshi po lufton korrupsionin: Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, i zgjedhur nga 51 përqindëshi me datë 6 dhjetor 2021, ka marrë vendim të i falë Ferronikelit (kompani kjo 100 për qind private) 9 019 979 44 Euro obligime ndaj shtetit rentë minerare”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se përkundër këtyre veprimeve Bordi i KPMM-së nuk është shkarkuar ende.

“Bordit të KPMM-së me datë 31.05.2022 e ka njoftuar Ferronikelin për detyrimin prej 9 019 979 44 milionë euro për rentë minerare, mandej me datë 29.08.2022 pendohet dhe nxjerr një vendim tjetër për ta liruar Ferrronikelin nga ky obligim. Shkarkimi i këtij Bordi ishte në rend dite në seancën e 2 shkurtit, por u largu nga rendi i ditës për procedurë dhe për çudi në seancën e ardhshme nuk është në rend dite, d.m.th. përkundër fakteve të ditura ky bord vazhdon të jetë në detyrë me kompetenca të plota. Ky bord sigurisht do të shkarkohet nga Kuvendi, por dëmi tashmë është bërë, tani shteti do të sorollatet nëpër gjykata duke kontestuar vendimin e vet/Bordit të KPMM-së në favor të Ferronikelit. Garant komitetet e LV-së, e cilësojnë këtë si ‘luftë kundër korrupsionit’”, ka shkruar Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë) zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të…