Bajrami prezanton të dhënat e ASK-së: Në qeverinë Kurti ka lulëzuar importi i energjisë elektrike

16 maj 2025 | 13:07

Deputetja e LDK-së, Hykmet Bajrami, ka publikuar të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për import të energjisë elektrike.

Në bazë të këtyre të dhënave, ajo ka treguar se sot kemi kompani që merren me tregtim të energjisë që vetëm pas tri viteve operimi në Kosovë hyjnë në top 10-shën për nga qarkullimit.

Bajrami ka shkruar në “Facebook” se në qeverinë Kurti ka lulëzuar importi i energjisë elektrike.

“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, agjenci kjo që operon brenda zyrës së kryeministrit, në mandatin e qeverisë Kurti ka lulëzuar importi i energjisë elektrike. Si “rezultat” i varësisë nga importi dhe menaxhimit të dobët, të qëllimshëm, sot kemi kompani që merren me tregtim të energjisë që vetëm pas tri viteve operimi në Kosovë hyjnë në top 10-shën për nga qarkullimit”, ka shkruar ajo, duke treguar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë është rritur për 128 për qind për ata që shpenzojnë mbi 800 KWh, e nga 1 qershori rreth 1 300 ndërmarrjeve vendore që punësojnë gjysmën e atyre që punojnë në sektorin privat, rrezikojnë t’u trefishohen faturat e energjisë elektrike. Disa prej këtyre ndërmarrjeve kanë deklaruar tashmë se nëse kjo ndodhë ata do ta kenë të pamundshme operimin në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Për me tepër kjo do ta sjellë edhe një valë të re të inflacionit që do ta godasë secilën familje në vend”, ka shkruar Bajrami, duke treguar kontributin e qeverisë Kurti në këtë drejtim.

“E në krejt këtë katrahurë, roli i qeverisë është i pamohueshëm: përmes lidhjeve me Martinin dhe të tjerët, përmes tenderëve të ndarë në WhatsApp, përmes dështimit të Ministrisë së Ekonomisë për të mbikëqyrë KEK-un, që në vend se të kryejë remontet gjatë verës i shtyn ato për dimër, duke na detyruar të importojmë në kohën kur energjia është më e shtrenjtë. Kështu qytetarët dhe bizneset paguajnë faturën, ndërsa përfituesit janë ata që sot me të drejtë quhen ‘mafi energjetike’. E normal për deputetin Kurti nuk ka urgjencë të themelimit të institucioneve. Është një fjalë e urtë që thotë: ‘Zullumi këputet prej së trashi’. Për këtë arsye ne mendojmë se vendi është në krizë institucionale dhe jo vetëm dhe për këtë arsye një Qeveri kalimtare është e nevojshme që të merret me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe të bizneseve. Pak e shumë, gjendja si në energjetikë është edhe në fushat tjera”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…