Bajrami, qeveritarëve: Jeni të mjerë! U prishët me miq e aleatë, dështuat në secilën përpjekje në veri

04 korrik 2023 | 17:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë  Kurti për mënyrën se si është duke qeverisur me vendin.

Bajrami ka thënë se pushtetarët janë prishur me miq e  aleatë dhe se kanë dështuat në çdo përpjekje në veri të vendit.

Jeni të mjerë. Mjerë ky vend që po e qeverisni. U prishët me miq e aleatë. Dështuat në secilën përpjekje në veri. Nuk realizuat asnjë premtim – asnjë të vetëm dhe sot dilni e na thoni që jemi me Serbinë!? Kush? Ju që me veprimet e juaja e kthyet perëndimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë. Ju na thoni neve që jemi me Serbinë! Neve që kemi familjarë të vrarë, në vija të frontit! Neve që i takojmë partisë që e ndërkombëtarizoj çështjen e Kosovës, që bashkë me miq e aleatë e bëmë Kosovën shtet. Neve që pa kalkulu në vota kemi ecë përpara, sa herë e ka kërku ky vend, që ju sot po e shkatërroni!”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajnerit Tahir Batatina duket se nuk i ka pëlqyer aspak…