Bajrami, qeveritarëve: Nëse mendoni se fëmijëve ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market

25 nëntor 2021 | 16:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për buxhetin dhe mbështetjen sociale ndaj grupeve në nevojë.

Në seancën për buxhetin e shtetit për vitin 2022, Bajrami ka përmendur shtesat e ulëta për fëmijët, prej 10 eurove.

“Nëse mendoni se fëmijëve në nevojë ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market e shihni çka mund të bleni me 10 euro”.

“Nëse doni babazi sociale, investoni në arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  e ka pritur…